Depozitat bankare të bizneseve dhe individëve kanë shënuar një tjetër rritje të përshpejtuar gjatë muajit prill të këtij viti.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, totali i depozitave arriti në rreth 1.23 trilionë lekë (9.1 miliardë euro).
Sipas BSH-së, krahasuar me një muaj më parë kursimet u zgjeruan me 0.57% (6.4 miliardë lekë).
Këto janë ritmet më të larta të rritjes përgjatë këtij viti.
Zgjerimi depozitave në muajin prill 2021, ka ardhur nga rritja e kursimeve në lekë me 0.7% dhe në valutë me 0.43%.










