Transformim rrënjësor i drejtorisë rajonale të transportit në Fier

Agjentët e konstruksionit të GeldTrade na bëjnë me dije se drejtoria rajonale e shërbimit të transportit rrugor në Fier vihet në dispozicion me kushte optimale për qytetarët dhe punonjësit e kësaj drejtorie që tanimë falë edhe sistemeve të reja u shërben me transparencë e shpejtësi rreth 70 mijë drejtuesve të automjeteve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja inspektuan punimet e realizuara në DRSHTRR Fier.

Ministrja Balluku në fjalën e saj tha se tashmë kjo drejtori ofron kushte dhe mjedise dinjitoze për punonjësit dhe qytetarët, të cilët paraqiten pranë saj për të marrë shërbimet e nevojshme.

Për sa i përket numrit të shërbimeve, sipas kreut të DPSHTRR, kjo është drejtoria e tretë në rang vendi. Pranë kësaj drejtorie gjatë periudhës janar-nëntor janë ofruar 175 mijë shërbime nga të cilat 88 mijë shërbime u ofruan online.

Kjo drejtori ishte në kushtet e një drame pasi rrezikonte të shembej.

“Mundohen të na godasin duke na thënë se po bëni ndërtesa e fasada. Ato nuk janë luks. Operonim në çadra e kioska. Nuk na bën ne fajtor fakti që po përmbushim kushtet për të operuar si një shtet europian me ndërtesa dhe pse jo me fasada të bukura, kur krijohet mundësia. Qytetari nuk ka më pse të shërbehet në çadra dhe kioska, ku 20 m2 shërbenin si kafe e deputetit e zonës dhe 20 m2 ishin miting për të marrë shërbime nën banak”, u shpreh ministrja.

Sipas saj, askush nuk e meriton më të marrin shërbime në kioska dhe të futet në kafet e lagjes për të marrë lejen e drejtimit.

“Pikërisht për të përmirësuar kushtet dhe shërbimet për qytetarin na duhet edhe mandati i tretë qeverisës”, tha Balluku.