Tregtia Shqipëri-Kosovë, me potencial të madh por të pashfrytëzuar

Shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës pësuan rënie gjatë vitit të kaluar për shkak të pandemisë. Teksa importet e mallrave që vijnë në drejtim të Shqipërisë u rritën në 8,3 miliardë lekë, nga 7,7 miliardë në 2019-n, ishin eksportet shqiptare ato që ranë në 26,2 miliardë lekë, mbi 3,5 miliardë lekë më pak. Edhe pse në letër, Kosova mbetet partneri i dytë kryesor i vendit, sipas ekspertve, tregtia mes dy vendeve lë shumë për të dëshiruar në raport me potencialin e madh që ofron.

Rreth 60% e eksporteve të Shqipërisë drejt Kosovës përbëhen nga elemente bazë, si mineralet, materialet e ndërtimit, produktet e naftës dhe shumë pak, për të mos thënë aspak kënaqshëm, jo vetëm krahasuar me atë që eksportojmë drejt vendeve të tjera të rajonit apo botës, por për atë që duhen cilësuar si shkëmbime tregtare reale mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo strukturë shkëmbimesh nuk pritet të përmirësohet dukshëm as përgjatë këtij viti. Përtej mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive që kanë prodhuar pak, duhet të ketë rritje të konkurrencës së ndershme në tregjet e të dyja vendeve.

Ekspertët shohin me shqetësim edhe një ftohje të marrëdhënieve politike Shqipëri-Kosovë, diçka që ndikon negativisht edhe në klimën e bashkëpunimit ekonomik.

GELDTrade.al