Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) u rrit me 8% gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.Sipas të dhënave nga vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit në 3-mujorin e parë 2021, përmirësimi i TBN–së pasqyroi rritjen e dy balancave përbërëse të tij, aktivitetit ndërtues me 15,2% dhe kontratave porositë se me 0.8%.Ndërkohë, midis balancave të tjera, në sektorin e ndërtimit rritje shënon edhe gjendja financiare, punësimi dhe pritjet për të në tremujorin e ardhshëm.
Sektori i ndërtmit në vendin tonë është faktor i rëndësishëm në ekonominë e vendit.
Vitin e fundit, këtij sektori iu shtua edhe programi i Rindërtimi pas tërmetit. Më i madhi i realizuar si asnjë herë më parë në vendin tonë, përmes së cilit sot janë angazhuar 175 kompani të vogla, të mesme e të mëdha.
Ndërsa procesi i Rindërtimit, angazhoi edhe një numër të lartë të punësuarish.
Rezultojnë 2 065 të punësuar më shumë në sektorin e ndërtimit gjatë vitit 2020 e në vijim. Ndërsa numri i të punësuarve në ndërtim u rrit me 5% .











