Truket për t’u kujdesur për lulet më kërkuese dhe më të bukura – yjet e Kërshëndellave

Periudha e dimrit nuk mund të imagjinohet pa lulet poinsettia, të cilat janë shumë të bukura dhe i zbukurojnë shtëpitë

Poinsettia ka nevojë për një temperaturë prej 18 deri në 21 gradë për zhvillimin e duhur. Temperatura nuk duhet të bjerë kurrë nën 12 gradë, sepse do të humbasë gjethet.

Duhet të shmangni blerjet në markete, ku temperatura, sidomos në dimër, është dukshëm më e ulët, transmeton Telegrafi.

Kushtojini vëmendje edhe mbrojtjes së luleve gjatë transportit, madje edhe ftohja afatshkurtër mund ta dëmtojë atë.

Gjethet janë shumë delikate, ndaj bëni kujdes që të mos i dëmtoni.

Kur yjet e Kërshëndellave i sillni në shtëpi, është mirë t’i vendosni në një vend të ndritshëm me dritë të mirë dielli dhe lagështi.

Mos harroni temperaturën, ajo nuk duhet të jetë më e lartë se 21 deri në 22 gradë, përndryshe gjethet do të zverdhen dhe do të bien.

Poinsettia e do dheun me lagështi, kështu që nuk mund ta lëmë të thahet shumë, bima do të “marrë” aq ujë sa i nevojitet.