Turistët ‘rezervojnë’ Korçën për Krishtlindje dhe Vit të Ri

Qyteti juglindor i Korçës këtë fundvit do të vazhdojë traditën e të mirëpriturit turistë vendas që kërkojnë të kalojnë festat në këtë zonë.

Vetë turistët e ardhur këtë fundjavë tregojnë arsyen pse zgjedhin Korçën për të pushuar.

Është mision pothuajse i pamundur të gjesh dhoma të lira në fundjavë, ndërkohë që Krishtlindja dhe Viti i Ri është totalisht i rezervuar”, thotë një turist.

Në festat e fundvitit një çifti mesatarisht qëndrimi një natë në Korçë, duke përshirë fjetjen dhe ushqimin do i kushtojë 20-30 mijë lekë të reja.

Vihet re që çmimet e hoteleve janë rritur me më tepër se 30% nga ditët normale.

Fshatrat turistikë të Voskopojës e Dardhës janë duke përjetuar ditët e tyre më të mira, kjo për shkak edhe të dëborës së rënë ditët e fundit.