E gjithë bujtina e tij në Okol të Thethit furnizohet me energji falë një centrali elektrik të krijuar vetë.
Rreth 10 vite me parë kur në këtë zonë mungonte elektriciteti, Pjeter Vuksanaj, bashkoi aftësitë e tij si mekanik me nevojën për ndriçim dhe gjeti një zgjidhje.
Nuk ka blere asnjë pajisje për të krijuar centralin por ka përdorur pjesët e një kamioni transporti.
70 vjeçari jeton vetëm 3 muajt e dimrit në Amerike dhe periudhën tjetër të vitit rikthehet me bashkëshorten në Theth. Ajri i pastër, klima dhe ushqimet e kësaj zonë e ndihmuan të kalonte me sukses edhe një provë të vështirë siç ishte koronavirusi./ Burimi:Radari.al









