Turizmi/ Amerikanët duan historinë, media amerikane rekomandon Beratin, Butrintin, Gjirokastrën

Fshatra piktoresk në majë të kodrave, vende të jashtëzakonshme antike, plazhe parajsore dhe male spektakolare..Kështu e nis artikullin e saj media amerikane online MSN e cila rekomandon  10 vendet më të bukura për t’u vizituar në një udhëtim në Shqipëri.Sygjerimi i parë i medias amerikane për turistët është Berati qyteti i bukur i një mbi një  dritareve  i strehuar midis dy kodrave dhe lumit Osum.Në këtë qytet mund të vizitohet një kështjellë e shekullit të 13- të , e cila ofron një panoramë të këndshme të gjithë luginës. Është një mjedis shqiptar i përsosur, të cilin nuk do të dëshironit ta lini.

Si një destinacion i mrekullueshëm vlerësohet edhe Butrinti një vend arkeologjik  me pamje të veçantë.Nuk lejohet pa përmendur edhe Riviera shqiptare ku theksohet bukuria e plazheve në Dhërmi.

Në listën e vendeve që sygjerohet të vizitohet edhe Sheshi Skënderbej, zemra historike  e Tiranës që shërben si një pikënisje e shkëlqyer për të eksploruar historinë dhe kulturën shqiptare.Më pas  renditen Gjirokastra dhe Ishulli I Zvernecit.

Në listën me 10 destinacione nuk  lihen  pa përmendur edhe Alpet Shqiptare  Parku Kombëtar dhe Lugina e Thethit.