Turqia rrit taksën e karburantit

Turqia ka vendosur të rrisë taksën mbi karburantin për të ndihmuar në financimin e 1.12 trilionë lira, ose 42.2 miliardë dollarë buxhetin për kët viti, pas tërmeteve të shkurtit dhe zgjedhjeve presidenciale të majit që rritën shpenzimet.

Taksa shtesë e karburantit do të ndihmojë në uljen e deficitit buxhetor që u rrit në 263.6 miliardë lira në pesë muajt e parë të vitit, nga 124.6 miliardë lira një vit më parë, por gjithashtu mund të nxisë inflacionin që kishte rënë në 38.21% në qershor nga 85.51% tetorin e kaluar.

Deficiti më i gjerë ishte kryesisht për shkak të rritjes së shpenzimeve përpara zgjedhjeve të majit, kur presidenti Erdogan u zgjodh për një mandat të tretë, si dhe për procesin e rindërtimit pas tërmeteve në Turqinë jugore.

Tërmetet, të cilët morën jetën e më shumë se 50 mijë personave, pritet t’i kushtojnë Turqisë më shumë se 100 miliardë dollarë në total.

Në hapin e fundit për forcimin e rezervave të Thesarit, norma e taksës për benzinën u rrit në 7.52 lira për litër nga 2.52 lira, ndërsa taksa për naftën u rrit në 7.05 lira nga 2.05 lira.

Ndikimi i rregullimeve tatimore, i shoqëruar me tatimin mbi vlerën e shtuar, pritet të shtojë rreth 6 lira në çmimin përfundimtar të pompës, më shumë se 20% për litër.

Rritja prej 1.12 trilion lira për buxhetin e Ankarasë u miratua nga parlamenti dhe pason rritje të ndryshme të taksave të fundit midis përpjekjeve për të forcuar arkat e qeverisë, duke përfshirë një rritje me dy pikë përqindje të TVSH-së.

Lira ka humbur më shumë se 80% të vlerës së saj që nga viti 2018 dhe ka rënë më shumë se 28% në vitin 2023, duke rritur çmimet e një game të gjerë mallrash nga karburantet tek ushqimet në vendin e varur nga importi.