Twitter.com fillon të kalojë në X.com

X – platforma nën pronësinë e Elon Musk, e cila më parë njihej si Twitter – është në një fazë të madhe tranzicioni, duke filluar me zëvendësimin e logos të zogut blu me shkronjën X.

Së fundmi, një përdorues i rrjetit social vuri në pah se URL-të e gjeneruara nga butoni i shpërndarjes nga aplikacioni X në iOS tani fillojnë me “X.com”, në vend të domenit të mëparshëm “twitter.com”.

Sidoqoftë, linku në ueb dhe aplikacioni në Android akoma i ridrejtojnë përdoruesit në domain-in e vjetër, diçka që kompania mund ta ndryshojë këtë në ditët në vijim, raporton gadgets360.

Miliarderi Elon Musk e ribrendoi Twitter si X muajin e kaluar. Ikona e aplikacionit të Twitter për telefona, si në Android, ashtu edhe në iOS tani shfaqet si X, ndërsa më vonë kompania “tweet-at” i riemërtojë si “posts”.

Ndërsa ishte vetë Musk i cili kishte konfirmuar se X.com do t’i ridrejtonte përdoruesit në Twitter.