Twitter rikthehet si pjesë e një startup-i të ri, ndërkohë që përfshihet në një betejë ligjore me Elon Musk


Emri dhe zogu i famshëm i Twitter mund të rikthehen në internet. Operation Bluebird, një startup me bazë në Virginia, ka lançuar zyrtarisht Twitter.now, një rrjet social që synon të ringjallë identitetin e platformës së vjetër, tashmë në pronësi të kompanisë XElon Musk.

Bashkëthemeluesi Stephen Coates, i cili dikur shërbeu si këshilltar i përgjithshëm i Twitter përpara blerjes nga Musk, thotë se kompania e tij beson se Twitter dhe disa prej pronave intelektuale të tij u braktisën kur Musk e bleu platformën në vitin 2022 dhe e riemërtoi si X.

Por historia është shumë më e ndërlikuar. X Corporation paditi Operation Bluebird në fund të vitit të kaluar, duke kërkuar që gjykata të ndalonte prezantimin e një versioni të ri të Twitter. Në një seancë në prill 2026, gjyqtari federal Colm Connolly dha një vlerësim paraprak se X mund të kishte hequr dorë nga disa të drejta mbi markat “tweet” dhe logon e zogut, madje potencialisht edhe mbi emrin “Twitter”. Megjithatë, vendimi i shkruar ende nuk është publikuar.

Për Coates, kjo ishte e mjaftueshme për të vijuar me lançimin. Startup-i thekson se Twitter.now nuk është X dhe nuk ka lidhje me X Corp.

Platforma aktualisht ka vetëm disa qindra përdorues, por pamja dhe funksionet ngjajnë shumë me Twitter-in klasik, përfshirë përgjigjet dhe retweet-et. Një risi interesante është Vera, një sistem automatik verifikimi faktesh i bazuar në Gemini, i cili analizon çdo postim në kohë reale.

Operation Bluebird thotë se synon të rikrijojë një platformë më të sigurt, duke mbrojtur lirinë e shprehjes pa favorizuar automatikisht përmbajtjen virale dhe të dëmshme.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se beteja ligjore është larg përfundimit. Avokati i markave Josh Gerben e konsideron teorinë ligjore të startup-it të mundshme, por jo të sigurt. Me Twitter.now tashmë online, përplasja me X pritet të hyjë në një fazë edhe më interesante.



Burimi Geekroom.al