U njohën në setin e xhirimeve, çifti i njohur së shpejti prindër për herë të parë


Aktorët e njohur turq, Beril Pozam dhe Ersin Arıcı, marrëdhënia e të cilëve nisi në setin e xhirimeve dhe u kurorëzua me martesë në gusht të vitit 2024, po bëhen prindër për herë të parë.

Çifti i dashur për publikun ka konfirmuar zyrtarisht se janë në pritje të ëmbël.

Lajmin e bukur ata e ndanë me ndjekësit në rrjetet sociale përmes një mënyre mjaft të veçantë.

Aktorët publikuan një fotografi të derës së frigoriferit të tyre të mbushur me magnete e kujtime udhëtimesh, ku në qendër ra menjëhatë në sy fotografia e parë e ekos së foshnjës së tyre.

Krah fotos së ngrohtë familjare, ata lanë edhe dedikimin e ëmbël:

“Çdo gjë që është jona jeton, prej dy vitesh dhe familja jonë po rritet”.

Postimi i çiftit mori menjëherë me qindra mijëra pëlqime dhe një lumë urimesh nga kolegët e tyre aktorë dhe adhuruesit e shumtë në mbarë botën. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com