U përfol gjatë për ata të dy, Kejsi Tola dhe Flori Mumajesi, cift?

Flori Mumajesi nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, por postimet e tij shpesh krijojnë polemika te publiku. Siç ka ndodhur së fundmi…

Artisti ka publikuar në Instastory një video ku thuhet “Të gjitha këngët kanë jetë të Florit brenda”. Fill pas kësaj videoje ai ka publikuar këngën që ka shkruar për Kejsi Tolën në “Kënga Magjike 2018” me titull “Më ke mua”. Kënga është një dedikim i ndjerë dashurie që për vite me radhë është kthyer në “himn” për çiftet shqiptare.

Kaq mjaftoi që të rikthehen zërat për lidhjen e dy artistëve. Të gjitha këngët e Florit lidhen me përvojat personale të tijat, të cilat ai i kthen më pas në art. Ndoshta me këtë postim, Flori ka dashur të tregojë se është dedikim? Për Kejsin? Apo për dikë tjetër?

Raporti i komentuar i Florit dhe Kejsit

Ndërkohë që Flori fitoi çmimin e parë në “Kënga Magjike” në 2018 me krijimin e tij ku i këndonte një dashurie që s’është më, nga ana tjetër, dukej sikur i këndonte një dashurie të re shumë të madhe përmes Kejsit.

Në “Post Kënga Magjike”, ata u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin. Teksa Kejsi këndonte, Flori e përqafonte, i drejtohej me fraza nga teksti i këngës, bënte gjeste romantike dhe kaq mjaftoi që të përflitej se ata ishin në një lidhje.

Si për t’i hedhur benzinë zjarrit, Flori postoi ditë më pas në “Instastory” një foto ku shfaqej Kejsi në studiot e xhirimit, foto, të cilën këngëtari e shoqëroi me një emoji zemër.

Mes lajmeve të vazhdueshëm, dy protagonistët qëndruan në heshtje. Dy vitë më pas, në 2020 Kejsi foli në një intervistë për “Në kurthin e Piter Pan” duke thënë: “Unë mendoj që ‘fake news’ do ketë gjithmonë dhe nga gjithë kjo eksperienca ime në botën e muzikës, por tani edhe të showbiz-it, sepse gjërat nuk mundesh dot t’i ndalosh, jam mësuar dhe kam filluar të jetoj edhe me lajmet e pavërteta, edhe pse në fillim më mërzitnin shumë, më preknin shumë emocionalisht. Patjetër që “fake news” do të ekzistojnë gjithmonë. Le të hamendësojnë njerëzit sa të duan, për çdo gjë që duan….” “Ky ishte një “fake news” atëherë?” – këmbënguli Alketa për lidhjen me Flori Mumajesin, por përgjigjja e Kejsit ishte e njëjta: “Thashë le të hamendësojnë si të duan…”

Fake apo real? Akoma nuk dihet…