‘U tha, u bë’, Gimbo ia kryen porosinë Selin, poston foton me unazë në Instagram


Edhe pse rrugëtimi i tij në “Big Brother VIP Albania” përfundoi të martën, DJ Gimbo duket se nuk i ndan sytë nga ekrani dhe, veçanërisht, nga Selin.

Ditën e djeshme, Selin i ka drejtuar një kërkesë publike Gimbos përmes kamerave, duke “vënë në provë” ndjenjat e tij pas daljes: “Nëse akoma më do, dua të shoh që ke postuar foton me unazë në Instagram kur të dal dhe të shoh profilin tënd.”

Gimbos nuk i ka shpëtuar ky mesazh dhe reagimi i tij ka qenë i menjëhershëm.

Ai sonte nga studio e ‘Goca dhe gra’ ia ka plotësuar kërkesën dhe ka publikuar në profilin e tij foton ku shihet duke treguar unazën e “dasmës” që realizuan brenda shtëpisë.

Me mbishkrimin “U tha, u bë”, ai ka vërtetuar se mbështetja dhe dashuria për Selin vazhdon njësoj edhe tani që ai është jashtë. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com