Ujërat termale të Bënjës/ Vend i preferuar për vizitorët në këtë periudhë

Agjentët e GELDTrade të turizmit shprehen se “Ujërat termale të Bënjës”, 13 km larg qytetit të Përmetit, janë një fenomen i rrallë natyror që ka tërhequr këto ditë të para të vitit vizitorë të shumtë vendas.

Vizitorët e shumtë të cilët kanë populluar gjatë këtij fillim viti këtë zonë kanë zgjedhur ti festojnë ndryshe festat duke shijuar burimet e ujërave termale që janë natyralë dhe kanë veti terapeutike të ndryshme.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili thekson se, “në Shqipëri mund të lahesh edhe në dimër. Madje, mund t’i festosh ditët e para të vitit të ri duke u zhytur në “Ujërat Termale të Bënjës”. Monument Natyre. Destinacion natyror gjithëvjetor në rrethin e Përmetit”.

Ujërat Termale të Bënjës janë një nga resurset natyrore më të çmueshme. Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer.

GELDTrade.al