Ndodhet vetëm 7 km nga qyteti i Fierit por është një destinacion turistik që nuk duhet lënë pa u njohur dhe eksploruar.
Flasim për ujëvarën e Hinkës, një ujëvarë që përbën një potencial të pashfrytëzuar për zhvillimin e turizmit në Fier.
Ujëvara e Hinkës, një kryevepër e natyrës, ndodhet në zonën kodrinore juglindore të qytetit Fier, e fshehur mes kodrave të Peshtanit.
Ujëvara është rreth 20 metra e lartë dhe ujërat rrjedhin nga burimet përreth. tje shkohet përmes itinerarit të rrugës Vlorë-Qafa Koshovicës, duke devijuar më pas në perëndim të kodrës së Peshtanit.