Natryra shqiptare ka bukuri të rralla për të eksploruar që nga malet e larta e deri në det. Mes tyre gjendet e fshehur edhe Ujëvara e Peshturës.
Ajo ndodhet në Progonat të Tepelenës e për shkuar atje duhet të kaloni përmes malësive të Tepelenës nëpër rrugë të mirëmbajtura dhe do të zbuloni panorama gjeografike që habisin. Një nga ndalesat që do ju duhet të bëni është në Progonat. Prej andej, zona që do ju duhet të përshkoni përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të cilët në shekuj janë përshkuar nga përrenj të vrullshëm dhe lozonjarë. Është rasti ideal të shihni forma të shumta karstike gjatë rrugës, për shkak të tretjes së shkëmbinjve. Gropa të thella, shpella të shumta dhe ujëvara të varura si bizhuteri mbi male do t’ju mahnisin e do t’ju bëjnë të riktheheni në këto zona.