Aktori legjendar, Lew Palter, i cili ka luajtur rolin e manjatit të biznesit Isidor Straus në “Titanic” ka ndërruar jetën ditën e sotme.
Sipas mediave të huaja mësohet se Palter ka vdekur në moshën 94-vjeçare pasi prej kohësh vuante nga kanceri në mushkëri.
Palter ishte më i njohur për rolin e tij si Isidor Straus, bashkëpronar i Macy’s, i cili vdiq me gruan e tij, Ida, në bordin e Titanikut në filmin e James Cameron të vitit 1997 .
Në skenën e tij më të famshme, Palter përqafohet me Idën, e portretizuar nga Elsa Raven, në shtratin brenda kabinës së tyre ndërsa anija masive fundoset në Oqeanin Atlantik të Veriut pasi godet një ajsberg.
Mjaft interesante, Straus i jetës reale ishte në fakt stërgjyshi i gruas së Stockton Rush , Wendy. Stockton ishte një nga 5 miliarderët që vdiqën në nëndetësen Titan.