“Vëllai i Madh” vë në test banorët, mund të nxjerrin Luizin dhe Efin nga izolimi

Një zarf i bardhë hyri në shtëpinë e Big Brother, që kishte të bënte me izolimin e Luizit dhe Efit në një dhomë të shtëpisë.

Vëllai i Madh kërkoi që banorët të votonin për nxjerrjen e Efit dhe Luizit nga dhoma, por me një kusht! Që nga çmimi i madh të zbriten 10 mijë euro

Sapo Bjordi lexoi zarfin, nisën edhe diskutimet e para mes banorëve, ku disa prej tyre e kundërshtuan këtë.

Zarfi i lexuar nga Bjordi u dëgjua edhe nga dy banorët që ndodhen në izolim. Luizi dhe Efi madje dëgjuan edhe reagimin e banorëve lidhur me këtë zgjedhje.