Vijon rikonstruksioni i rrugës ‘Çamëria’, Kavajë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën me dije se punimet në objektin “Rikonstruksioni i rrugës “Çamëria” dhe unazës së qytetit Kavajë janë duke vijuar në mënyrë të pandërprerë.

Sipas informacionit të publikuar aktualisht punimet janë përqendruar në:

  • infrastrukturën nëntokësore
  • hedhjen e shtresave të çakullit
  • prishjen e avllive të vjetra me qëllim ndërtimin e avllive të reja

FSHZH thekson se qëllimi kryesor i këtij projekti është të përmirësojë mjedisin urban, të krijojë hapësira miqësore për funksionimin e këtij blloku banimi si infrastrukturë e mirëfilltë bashkëkohore dhe kthimin e saj në shërbim të komunitetit.