Vila ART – Destinacioni ideal për pushimet tuaja në Pogradec

E vendosur në zemër të Qendrës Turistike Drilon, 4 km larg Pogradecit, me një të kaluar historike, Vila Art dhe Drilon Center bëhet një “domosdoshmëri” për çdo turist. Pëshpëritja e gjetheve, këngët e zogjve, uji që lëviz ngadalë, varkat, rosat, mjellmat  dhe zërat e gëzueshëm të njerëzve e bëjnë këtë vend një destinacion të preferuar shqiptar.

Vila ART, është një restorant i mirënjohur në rajonin e Pogradecit. Kuzhinierët më të mirë përdorin fantazinë e tyre për të kënaqur shijet tuaja. Specialiteti i restorantit, Korani nga Liqeni i Ohrit, i gatuar në skarë ose në mënyrë tradicionale, ka shije fantastike.