Vilat, Si Mundësi Investimi. 
  • Agjentët imobiliar të GELDTrade shpjegojnë se kthimi i investimit nga vilat, është më i shpejtë se në çdo lloj pasurie të paluajtshme tjetër, madje edhe se dyqanet.

Investimi në vila llogaritet 6-8%. Një vilë e blerë për 500-600 mijë euro, jepet me një çmim mesatar qiraje 4000-4500 euro në muaj.

Investimi në vila, nisur dhe prej faktit se normat e interesit në banka janë shumë të ulëta, ka interes të lartë.Duke vënë re normat shumë të ulëta të interesit të depozitave bankare në bankat e nivelit të dytë, sigurisht që investimi në vila shikohet si një investim me interes të lartë. Kthimi i investimit, kryesisht bëhet nëpërmjet kontratave të qiradhënies afatgjatë me qiramarrës të huaj.

Megjithatë, vitet e fundit, është vënë re edhe një fenomen interesant, ai i lëshimit të pronës me qira të disa prej blerësve-banuesve të parë, si pasojë e kostove të larta të administrimit e mirëmbajtjes së këtyre pronave. Pronarët vendosin të zhvendosen në prona më të vogla në qytet dhe vilat t’i hedhin ne tregun e qiradhënies përsëri.

Nëse ke para mjaftueshëm për të blerë një vilë në projektin Green Coast në Palasë mund të bëhesh pjesë e programit të qiradhënies, me qëllim kthimin më të shpejtë nga investimi fillestar. Përveçse për banim, vilat në bregdet dhe jo vetëm po shikohen si një mundësi e mirë investimi.

Edhe përfaqësues të Edil-Al, që po ndërtojnë kompleksin “San Pietro Resort” në Gjirin e Lalëzit, tregojnë se shpeshherë, kur kanë kërkesa për vila, vënë re se, përveçse kanë raste që blerja realizohet për përdorim nga klienti, kanë edhe nga ato raste që blerja bëhet vetëm për arsye investimi. Janë klientë kryesisht të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Europës dhe që e shohin Shqipërinë si një terren të frytshëm për të bërë këtë lloj investimi.

Eshtë i qartë hendeku i çmimeve në krahasim me rajonin dhe për këtë arsye, ndodh që investimet të realizohen shumë më thjeshtë dhe me një vlerë më të ulët se te fqinjët.
Synimi është kryesisht te dhënia me qira e ambientit, por nuk janë të pakta edhe rastet kur mendohet për një rishitje në një moment të dytë.

GELDTrade.al