Vite në skenë, por Blero ‘bashkohet’ për herë të parë me këtë këngëtare shqiptare


Blero dhe Mimoza Shkodra kanë bërë bashkë forcat për një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Blero përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ku ka ndarë një fotografi krah këngëtares, të shoqëruar me mbishkrimin “Së shpejti”.

Të dy artistët gëzojnë një karrierë të gjatë dhe mjaft të konsoliduar në skenën tonë muzikore.

Blero prej viteve identifikohet me baladat e tij romantike dhe këngët që kanë lënë gjurmë, ndërsa Mimoza Shkodra ka krijuar një diskografi të pasur me projekte të pëlqyera nga publiku, duke u dalluar gjithmonë për vokalin e saj dhe interpretimin me emocion.

Bashkimi i këtyre dy zërave në një duet shihet si një gërshetim mjaft interesant i stileve të tyre muzikore.

Edhe pse detajet rreth titullit apo datës së saktë të lansimit nuk janë zbuluar ende, paralajmërimi i tyre ka zgjuar menjëherë kureshtjen e adhuruesve të tyre. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com