Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, “nxënësi” i katalanasit firmos kontratën tre-vjeçare me Manchester Cityn


Enzo Maresca ka firmosur një kontratë trevjeçare me Manchester City, duke u bërë pasuesi i Pep Guardiola në stolin e nën-kampionëve të Anglisë.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur të merkatos Fabrizio Romano, marrëveshja e Marescës me Cityn do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2029 dhe pritet që ai të ketë rol të rëndësishëm edhe në vendimet për merkato.

Emërimi i tij vjen pas një periudhe ndryshimesh në karrierën e trajnerit italian, i cili u shkarkua nga Chelsea pas rezultateve të dobëta dhe mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit londinez.

Maresca më herët ka qenë pjesë e stafit teknik të Manchester Cityt, ku ka punuar përkrah Guardiolës përpara se të merrte drejtimin e Leicester City dhe më pas të emërohej trajner i Chelseat për sezonin 2024–25.

Ai ka drejtuar 92 ndeshje me Chelsean, duke regjistruar 55 fitore, 16 barazime dhe 21 humbje.

Në ceremoninë e lamtumirës, Guardiola u shpreh se klubi do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe se çdo trajner i ri do të mbështetet plotësisht nga drejtuesit e Manchester City. Megjithatë, klubi ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen për pasuesin e tij.



Burimi Shekulli.com.al