Aston Martini prezanton modelin e ri

Aston Martin ka lansuar modelin e ri të superveturës Valkyrie Spider, raporton “Autoexpress.co.uk”.

Modeli i ri i ka 1160 kuajfuqi, ndërsa ka motor hibrid me 12 ventila.

Vetura është lansuar gjatë eventit “Pebble Beach Concours d’Elegance”.

Prodhimi do të jetë i kufizuar në vetëm 85 ekzemplarë në mbarë botën dhe pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.