WhatsAppi shton opsionin për fotot e videot

WhatsApp ka shtuar një opsion të ri që lejon përdoruesit të zhdukin fotot apo videot pasi shikohen një herë.

Pasi që përdoruesi hap imazhin për herë të parë, opsioni “shiko një herë” e fshin atë, pa e ruajtur në telefon.

WhatsApp ka thënë se ky opsion ka për synim për t’i dhënë përdoruesve më tepër kontroll mbi privacinë e tyre.

Mirëpo, avokatët e mbrojtjes së fëmijëve kanë shprehur shqetësimin se mesazhet që zhduken automatikisht mund të ndihmojnë të mbulohen dëshmitë e abuzimeve seksuale të fëmijëve.

Kriptimi i tillë do të thotë se Policia nuk mund t’i shohë mesazhet “në tranzit” – vetëm dërguesi dhe marrësi mund t’i shohin ato.