Ylli thyen rekordin, tejkalon kapacitetin e stadiumit “Air Albania” me biletat e shitura


Yll Limani po vazhdon të shkruajë histori në muzikën shqiptare, duke dëshmuar se është një fenomen i vërtetë.

Artisti sapo ka konfirmuar një arritje të jashtëzakonshme: koncerti i tij i radhës në Tiranë ka shitur plot 30,000 bileta, duke u shpallur zyrtarisht “Sold Out” për të dyja datat e planifikuara, 12 dhe 13 qershor.

 

Sipas detajeve të bëra publike, koncerti do të mbahet në Pistën e Atletikës te Liqeni i Tiranës.

Interesi për këtë ngjarje ka qenë aq masiv, saqë shifra e 30,000 biletave të shitura tejkalon edhe kapacitetin e stadiumit “Air Albania”, duke e bërë këtë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit në kryeqytet.

Ky sukses i jashtëzakonshëm ka prekur thellë vetë artistin, i cili nuk e ka fshehur emocionin e tij të madh përmes një mesazhi për fansat.

Duke ndarë gëzimin e tij të sinqertë, Ylli shkroi:

“Ylli i vogël o tu kcy nëpër dhomë, e tu kajt prej gëzimit. TIRANAAAA, faleminderit shumë! Ju dua pafund, mezi po pres me ju pa!”.

Me biletat e shitura për të dyja mbrëmjet, qershori pritet të jetë një festë e paharrueshme për të gjithë fansat e Yll Limanit në Tiranë.

/Prive By Liberta Spahiu

 





Burimi Privebruto.com