Kur shpërqendroheni gjatë punës, e humbisni fokusin kryesor.
Një studim i kryer në Universitetin e Californias, arriti në përfundim se punonjësit që shpërqendroheshin nga telefonata apo email-e, donin të paktën 23 minuta për t’ju rikthyer detyrave të tyre dhe kjo shoqërohej me stres dhe frustrim.
Të gjithëve mund të na ndodhë, por nëse në mënyrë konstante ndiheni jo produktivë në punë, e kanë fajin zakonet tuaja të gabuara.
Ti vazhdimisht kontrollon telefonin tënd personal ndërkohë që ke punë që të presin
Mjafton ta hapësh Instagramin për 1 sekondë dhe do të mbetesh atje për 5, 10, 15 minuta. Kohë e humbur kot!
Merresh me gjëra të tjera që do të të shpenzojnë vetë “një moment”
Në një çast je duke u marrë me një punë, momentin tjetër e gjen veten duke kërkuar për rezervimin e lokalit për në mbrëmje, apo duke porositur online këpucët e reja. Kështu ti harron çfarë kishe për të bërë dhe si rrjedhojë produktiviteti bie. E mira është që gjatë kohës së punës merruni me detyrat që i përkasin punës dhe pasi t’i keni deleguar, shpenzojeni kohën që mbetet si të doni. Mos harxhoni energji në gjëra që s’do t’ju vlejnë, shkruan Anabel.
Në kompjuterin tënd, ka shumë tabela të hapura
Kjo rrëmujë nënkupton shpërndarje të vëmendjes në shumë gjëra njëherësh. Organizohuni dhe merruni me prioritetet. Vetëm kështu do të jeni 100% të fokusuar në çfarë po bëni.
Ti fillon të zgjidhësh probleme pa kuptuar nëse fillimisht të takon ty t’i zgjidhësh
Që do të thotë se shpenzon kohën dhe energjinë tënde në gjëra që ndoshta s’të takojnë. Mos kërkoni menjëherë për zgjidhje. Fillimisht pyesni veten nëse është pjesë e rolit tuaj dhe pastaj studioni mundësitë e tjera.
Ti mendon se ke të drejtë
Kur s’pranon kritika dhe këmbëngul tek teoria jote përveçse s’do të mësosh versionin e saktë, do t’i heqësh vetesh shumë energji që mund t’i përdorje për të qenë produktivë në detyrat e tua.