Zbarkon në Sarandë anija “Norwegian Star Cruise”

Në Portin e Sarandës ka mbërritur ditën e sotme anija “Norwegian Star Cruise” nga e cila kanë zbritur rreth 2200 turistë.

Ky lajm i bukur është bërë me dije nga vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale.

Rama shkruan se anija me turistë, kryesisht amerikanë ka mbërritur ditën e sotme në qytetin bregdetar.

Duke mos lënë anash dhe shifrat, kryeministri ka bërë me dije se deri në muajin mars vendin tonë e kanë vizituar mbi 1 milionë turistë të huaj, 59% më shumë se në vitin e kaluar.

“Norwegian Star Cruise me rreth 2200 turistë në bord, kryesisht amerikanë, ka mbërritur sot në Sarandë

Shqipëria ka mikpritur mbi 1 milionë vizitorë të huaj deri në mars, plot 59% më shumë se në vitin 2022”, shkruan Rama.