Zbulohen emrat e qeverisë për ambasadorë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka zbuluar propozimet që do të jenë ambasadorët e rinj të Shqipërisë nëpër botë. Ish-nënkryetarja e Kuvendit dhe ish-deputetja e PS-së, Vasilika Hysi është propozuar për Ambasadore e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish-deputeti socialist Fatmir Velaj. Ervin Bushati ish-deputet dhe ish-drejtues i PS Tiranë, është propozuar për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.

Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si kryebashkiak i PS-së i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.