Zhvilloni Agrobiznesin tuaj!
Mbështet dhe zhvillo agrobiznesin tënd me grante direkte dhe investime kapitale përmes Fondit Shtetëror të Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin, për vitin 2021. Rreth 800 milion lekë (6.5 milionë Euro) do të shpërndahen nga kjo skemë publike në formën e mbështetjes direkte dhe granteve për investime kapitale, për agrobizneset që kërkojnë të zhvillojnë më tej prodhimtarinë e tyre, cilësinë e produkteve si dhe të zgjerojnë tregjet përtej kufijve. Subvensionet direkte (Masat 1-6) janë të orientuara drejt stimulimit të prodhimit dhe rritjes së standardeve të sigurisë dhe cilësisë ushqimore. Mbështetja me subvencione direkte do të ofrohet për sektorin e blegtorisë, bletarisë, serave, mbjelljen e bimëve mjeksore dhe aromatike si edhe implementimin e standardeve Organik dhe Global GAP. Ndërkohë, mbështetja në formën e granteve për investime kapitale do të fokusohet ne sektorët e ullirit dhe vajit të ullirit, qumështit, bimëve mjeksore dhe aromatike, turizmit rural dhe agroturizmit.

Masa 7

Sektorët e ullirit dhe vajit të ullirit, përpunimit të qumështit dhe bimëve mjeksore dhe aromatike do të mbështeten me pajisje dhe makineri për përpunimin, paketimit, standardizimin dhe etiketimin e produkteve kundrejt faturave tatimore në 50% të vlerës së investimit por jo më shumë se 5 milionë lekë për subjekt.

Masa 8

Turizmi rural do të mbështetet për ndërtimi ose rikonstruksionin e ambjenteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 deri në 10 dhoma akomoduese, me 50% të vlerës së investimit sipas faturave tatimore por jo më shumë se 5 milionë lekë për subjekt.

Masa 9

Agroturizmi do të mbështetet për ngritjen ose rikonstruksionin me synim përshtatjen ndaj standardeve të sigurisë/higjienës të shtëpive në fermë ose shtëpive të vjetra tradicionale në fermë, për sigurimin e akomodimit, furnizimin me ushqim, degustimin e ushqimit, pika shitje, muze rural, së bashku me investimet në objektë rekreative. Mbështetje do të ofrohet edhe për zhvillimin e veprimtarive tradicinale të artizanatit, rinovimin e mjediseve/veprave me vlerë historike, kampingje, makineri dhe pajisje për veprimtrari sportive etj. Mbështetje do të jetë 50% e vlerës së investimit kundrejt faturave tatimore por jo më shume se 10 milionë lek për subjekt;

Kush mund të përfitojë?

Përfitues nga ky fond i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë fermerët dhe agrobizneset të organizuar si persona fizikë, personat juridikë dhe Shoqëritë Bashkëpunimit Bujqësor që operojnë në sektorët e përmendur me sipër.

Si të përfitoni nga kjo mundësi?

Creative Business Solutions, CBS ju mundëson akses në këtë fond shtetëror të dedikuar për bujqësinë dhe zhvillimin rural përmes këshillimit, asistimit dhe ndjekjes hap pas hapi në procedurat e aplikimit. CBS do të ofrojë konsulencë falas për fermerët dhe agrobizneset e interesuar për të përfituar nga masat e mbështetjes direkte me subvencione. Përsa i përket konsulencës për aplikime në masat e investimeve me plan biznesi, CBS do të aplikojë çmime simbolike dhe të favorshme për subjektet e interesuara. Ndërtimi i një plani biznesi që i përshtatet plotësisht agrobiznesit tuaj, nevojave të vazhdueshme të tregut, duke përmbushur njëkohësisht kriteret e aplikimit për përfitim nga ky fond, është pjesë e ekspertizës së CBS në 7 vitet e fundit. Aplikimet hapen në datë 24 Mars 2021 dhe afati i fundit për dorëzim të aplikimeve është 15 Prill 2021. Kontakto sot këshilltarin tënd të biznesit në Creative Business Solutions dhe përfito nga kjo mundësi financimi.

Zyra e Tiranës

+355 67 604 1380 +355 67 6054463

Zyra e Korçës

+355 68 673 0177

Zyra e Lushnjes

+355 69 522 2156