‘Zoti i dëgjoi lutjet tona’, Beatrix përlot me postimin për nënën


Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment mjaft emocional.

Përmes një fotografie ku shihet nëna e saj, Antigona, Beatrix ka përcjellë një mesazh të fuqishëm shprese dhe dashurie, duke e quajtur atë “vajzën më të fortë”.

“Zoti dhe Qielli dëgjuan çdo lutje, çdo lot, çdo pëshpëritje. Fitorja jote është më afër se kurrë”, ka shkruar Beatrix, duke lënë të kuptohet se periudha më e vështirë po lihet pas.

Ky postim vjen si një dritë në fund të tunelit për familjen e tyre, në këtë betejë të vështirë shëndetësore.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Beatrix njoftoi se nëna e saj ka përfunduar me sukses seancat e kimioterapisë. Ky lajm gëzoi mijëra fansa dhe miq të këngëtares, të cilët kanë qëndruar pranë tyre me mesazhe mbështetëse gjatë gjithë kësaj kohe. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com