Kryeministri Vendit Edi Rama bëri me dije sot se parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.
“Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike,” shkruhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.
Rama gjithashtu bëri me dije se Kryeministrja Giorgia Meloni gjatë vizitës së saj 2 ditë më parë në samitin e BE-së kishte premtuar se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë.
