Expocity Albania, qendra më e madhe e organizimit të panaireve ndërkombëtare në rajon, ka vite që fokusohet në çdo sektor në Shqipëri. Linja e lëkurës është inkorporuar për dy vite radhazi, në kombinim me industrinë e tekstilit dhe të modës. Në datat 13-15 tetor, për herë të parë në rajon, do të organizohet një panair për prodhuesit, importuesit dhe eksportuesit e lëkurës. makineri, aksesorë, fabrika të përfunduara dhe të pjesshme të prodhimit, kompani paketimi, shërbime furnizuese të sistemeve të kondicionimit dhe ventilimit, agjenci transporti dhe institucione financiare. duke ofruar cilësi dhe standarde në prodhim.
Ky event vjen si nevojë dhe kërkesë e sektorit, sepse, për shkak të pozicionit të favorshëm gjeografik dhe fuqisë punëtore, Shqipëria është vendi ku prodhohen markat me famë botërore. Bizneset e sektorit kanë një eksperiencë shumëvjeçare, njohin në detaje industrinë, produktet, procesin e punës, duke ofruar kështu cilësi dhe standard në prodhim.